Gjyshja sjell në jetë nipin, pasi u bë nënë surrogate për hir të vajzës së saj

Një 55-vjeçare ka “luftuar” për ngjarjen më të lumtur të jetës së saj, si për veten ashtu edhe për të bijën. Gruaja që jeton në Heraklion , vendosi – së bashku me vajzën  – të lindte nipin e saj, pasi vajza vuante nga një sindromë e rrallë.

Siç thotë në një postim në rrjetet sociale mjeku obstetër Alexandros Zervakis, i cili jeton dhe punon në Athinë, vajza vuan që në lindje nga sindroma Mayer-Rokitasky-Kuster-Hauser, e cila pengon procesin riprodhues, edhe pse vezët mbeten të shëndetshme.

Mundësia e një nëne surrogate iu sugjerua të resë vite më parë, por ishte nëna e saj ajo që donte ta merrte atë rol. Të gjitha problemet që ekzistonin për shkak të moshës së nënës surrogate, kryesisht të natyrës ligjore, u tejkaluan, u mor miratimi nga Autoriteti Kombëtar i Sterilitetit dhe filloi procesi i transferimit të embrionit.

Përpjekja e parë dështoi, por e dyta ishte e suksesshme. Kështu gjyshja, pak ditë më parë, solli në jetë fëmijën e vajzës së saj, një djalë të vogël të shëndetshëm me peshë 3.5 kg. Një fakt që lumturoi të gjithë familjen e saj, veçanërisht dy gratë.

Sipas mjekut, edhe pse shtatzënia ishte me “rrezik të lartë”, shkoi  pa probleme.

Ηράκλειο: Γιαγιά γέννησε το εγγονάκι της – «30 χρόνια περίμενα και φοβόμουν αυτή τη στιγμή»

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat