“Adoleshentët janë të trishtuar”, UNICEF: Një në shtatë të rinj vuan nga çrregullime mendore

“Një në shtatë adoleshentë evropianë vuan nga çrregullime mendore”, sipas UNICEF-it, degë e Kombeve të Bashkuara për fëmijët,

UNICEF thekson se si afërsisht gjysma e të gjitha problemeve të shëndetit mendor globalisht shfaqen pak a shumë para moshës 18-vjeçare.

”Shumë fëmijë janë të mbushur me trishtim, dhimbje ose ankth. Disa pyesin se ku po shkon kjo botë dhe cili është vendi i tyre në të. Është një ajsberg që ne e kemi injoruar për një kohë të gjatë dhe, nëse nuk veprojmë, do të vazhdojmë të kemi rezultate katastrofike për fëmijët dhe shoqëritë, shumë kohë pas përfundimit të pandemisë”, – theksoi Henrietta H. Fore, drejtore ekzekutive e UNICEF-it.

Sipas raportit të UNICEF-it rreth 11,2 milionë fëmijë dhe të rinj të moshës 19 vjeç (5,9 milionë meshkuj dhe 5,3 milionë femra) në Bashkimin Evropian vuajnë nga një problem i shëndetit mendor.

Në mesin e njerëzve të moshës 15-19 vjeç, rreth 8% vuajnë nga ankthi dhe 4% nga depresioni.

Vetëvrasja është shkaku i dytë i vdekjes (pas aksidenteve rrugore) tek të rinjtë e moshës 15 deri në 19 vjeç në Bashkimin Evropian. Në vitin 2020, rreth 931 të rinj vdiqën nga vetëvrasja në BE, ekuivalente me humbjen e rreth 18 jetëve në javë.

Rreth 70% e të rinjve të moshës 15-19 vjeç në BE që vdesin nga vetëvrasja janë meshkuj.

“Ne nuk mund të presim më gjatë, nuk mund të zhgënjejmë një brez tjetër”, – përfundoi Henrietta H. Fore. Apeli është që të kujdesemi që këto çrregullime të identifikohen dhe trajtohen në kohë dhe që komunitetet dhe institucionet të kujdesen për krijimin e një rrjeti për të mbështetur më të cenuarit.

Postime të ngjashme

Sot Dita e Talasemisë! Mjekët bëjnë thirrje për të dhuruar gjak për të ndihmuar të prekurit nga kjo sëmundje
Suplementet e kalciumit, rreziku serioz për shëndetin e zemrës?
Çfarë është kanceri në fazën 0? Ja çfarë duhet të dini rreth kësaj diagnoze të pazakontë
Si shfaqen dhe përkeqësohen problemet me mëlçinë?
Çfarë janë alergjitë? Simptomat, shkaqet, diagnoza, trajtimi dhe parandalimi
Ndikimet e potomanisë në shëndetin tuaj
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni