Kanceri i lëkurës, kur duhet t’i drejtohemi mjekut?

Kanceri i lëkurës është kanceri më i shpeshtë në të gjithë botën, sidomos tek meshkujt.

Megjithatë, kanceri i lëkurës është kancer që trajtohet me kirurgji ose radioterapi dhe fatmirësisht nuk është me pasoja fatale për jetën. Onkologia Nevila Rexhaj për gazetën “Shëndet+” thotë se “e vetmja gjë që e karakterizon këtë lloj kanceri, është fakti që mund të përsëritet me kalimin e kohës”. Mësohet se po në këtë grup (lloj) kanceri bën pjesë edhe melanoma, e cila ka një vdekshmëri të lartë në rast se nuk diagnostikohet në stade të hershme. Prandaj është shumë e rëndësishme që popullata të njohë shenjat e një melanome në mënyrë që t’i drejtohet sa më parë mjekut.

Shenjat e dukshme të melanomës!

Në mjekësi ekziston ajo që quhet ABCDE-ja e melanomave, që janë shkurtime të fjalëve në anglisht  përkatësisht:

A qëndron për asimetrinë, në rast se gjysma e një nishani nuk përkon me gjysmën tjetër.

B qëndron për kufijtë, kur nishani nuk ka kufij të rregullt, por janë të çrregullt.

C qëndron për ngjyrën, kur nishani ka ngjyrë jo të njëtrajtshme ku mbizotëron e zeza ose ngjyrë bezhe, ngjyrën e lëkurës, por ka edhe variacione të tjera.

D qëndron për diametrin, kur nishani është mbi 6 ml.

E qëndron për evolucionin, një nishan që kruhet, gjakderdh apo dhemb.

Nëse një person që ka një nishan, gjen një nga këto shenja, atëherë patjetër duhet të drejtohet tek mjeku. Vetëm 15% të melanomave vijnë nga nishane ekzistuese, pjesa më e madhe e melanomave vijnë nga nishanet që formohen në lëkurë. Përsa i takon melanomave duhet një mbrojtje sa më e madhe nga dielli, pasi rrezatimi ultraviolet është shkaktari kryesor. Duhet të mbrohen kryesisht njerëzit me lëkurë të bardhë, pasi janë më të rrezikuar.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat