Qytetarët të frikësuar për meningjitin, vaksina kushton mbi 100 euro

Meningjiti është imaflamacioni i cipave që veshin trurin dhe palcën dhe mund të transmetohet nëpërmjet një kontakti të ngushtë ose të tejzgjatur në kohë. Merret nëpërmjet sekrecioneve bronkiale, kollës, pështymës ose spërklave të ajrit. K

jo sëmundje përhapet më shumë në komunitete ku jetojnë masa të shumta njerëzish si në konvikte, reparte ushtarake ose shkolla, kopshte, çerdhe.

Ne se praktikojmë vaksinën ndaj meningjit pasi nuk është e futur të vaksinat e detyrueshme.

Vaksina kundër Meningjitit nuk përfshihet në kalendarin kombëtar të vaksinimit, ndërsa qytetarët ndihen të frikësuar.

Në një reagim shoqata Together for Life” kërkoi  “Të futet menjëherë vaksina e meningokokut në kalendarin kombëtar të vaksinimit”.

Në Shqipëri nuk bëhen, nuk janë të përfshira në kalendarin vaksinal shtetëror, standardin, por janë alternative, e tashmë vecanërisht gjatë kësaj situate kur prindërit janë të alarmuar, mund të gjenden dhe mund të bëhen, por janë të kushtueshme, kushtojnë mbi 100 euro, të paktën ai i tipit C pastaj ajo e tipit B është edhe më e kushtueshme.”

Shqipëria çdo vit regjistron 20-30 raste të meningjitit, që jo rrallë rezultojnë fatale për shëndetin apo jetën e të prekurve, kryesisht fëmijë dhe të rinj.

 

 

Postime të ngjashme

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat