Eksperti i ISHP-së, Alban Ylli: Kanceri i qafës së mitrës përhapet shumë lehtë, por parandalohet

Kanceri i qafës së mitrës është ndër kancerët që përhapet shumë lehtë dhe prek moshat e reja, pasi virusi qe e shkakton Human Papiloma përhapet e nëpërmjet marrëdhënieve seksuale.

Mosha e marrëdhënieve seksualë është ulur e nga ana tjetër trend për marrëdhënie seksuale me shume partnere e jo vetëm, sidomos  pa masa mbrojtëse e bën këtë virus një kërcenim serioz sidomos për vajzat e reja në moshë riprodhuese.

“Është i rrezikshëm, përhapet lehtë, por parandalohet”, thekson Alban Ylli, ekspert i ISHP-së.

Janari është muaji që duhet te kujtojë çdo grua apo vajzë për një paptest në mënyrë që të parandalohet kanceri i qafës së mitrës.

“Dëmi është i madh për individin pasi është një virus që prodhon metstza, përhapet ne organe të tjera deri në humbje jete. Është humbje e madhe për shoqërinë pasi ka kosto te mëdha”, shton Ylli.

Nëpër qendra shëndetësore kryhet depistimi i grave për kancer të qafës së mitrës dhe këtë vit ulet në 35 mosha e grave qe mund ta përfitojnë falas.

Çdo vit diagnostikohen 100-130 raste me kancer të qafës se mitrës në vendin tonë.

Postime të ngjashme

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat