Diabeti dhe mbipesha, mjekja: Barnat pa rekomandim japin efekte negative

Teksa në Shqipëri numri i diabetikëve ka ardhur në rritje, një fokus të vecantë po merr reduktimi peshës dhe obezitetit tek këta persona.

Mjekët endokrinolog, ngrenë shqetësimin se disa medikamente që përdoren tek personat diabetik po merren edhe nga persona të shëndetshëm vetëm për të rënë nga pesha. Ata thonë se studime kanë treguar se efektet mund të jenë negative dhe apelojnë që këto barna duhen përdorur vetëm me rekomandimin e tyre.

“Liraglutidi, që është medikament i të njetës klasë përdoret tek pacientët e tipit 2 për të ekuilibruar glicemitë por ajo që ne preferojmë ta përdorim është tek pacientët që kanë obezitet, pasi u pa nga studimet që ka një rënie të konsiderueshmë nga pesha”, thotë mjekja Edlira Hoxha.

Prej disa kohësh, ozempik, medikament i të njëjtës klasë, u bë trend për tu përdorur edhe nga persona jo diabetik, që dëshironin të reduktonin masën trupore, por sipas mjekes  studimet kanë treguar se sjell pasoja në shëndet.

“Ozempik po akuzohet për disa raste të inflamacionev të pankreasit, ka një rrezik për zhvillim të kancerit të tiroides, ndaj nuk rekomandohet të përdoret”, thotë mjekja Edlira Hoxha për Euronews.

Bluzat e bardha ngrenë shqetësimin për përdorimin e medikamenteve pa autorizimin e mjekëve, sic është ozempik për të cilin FDA nuk ka dhënë ende autorizim. Për mjekët, reduktimi i peshes tek diabëtikët është thelbësore për uljen e glicemisë, por kjo vetem duke ndjekur rekomandimet e specialistëve. Në Shqipëri çdo vit regjistrohen 4-5 mijë raste të reja me diabet, për të cilët mjekët thonë se një faktor është edhe stili i jetesës.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat