Mjekia kardiologe flet për sindromën e “zemrës së thyer”, simptomat që dallohen

Mjekia kardiologe Eva Duraku, ishte e ftuar në Ballkanweb mëngjesin e sotëm ku foli mes të tjerash edhe në lidhje me ndikimin që kanë në shëndetin e zemrës stresi dhe gjendja e rënduar emocionale.

Ajo u ndal edhe tek sindroma e “zemrës së thyer” një gjendje që vjen pas një stresi akut apo madhor, siç janë për shembull rastet e ndarjes nga jeta të një njeriu të afërt.

“Stresi ndikon shumë keq në jetën e njeriut, aq më tepër nëse është akut apo madhor, siç është humbja e një njeriu të afërt. Me rritjen e adrenalinës dhe në bashkëpunim me yndyrnat e larta apo tensionin e lartë sjell probleme. Kardiomipatia e stresit, ose siç njihet ndryshe sindroma e zemrës së thyer, është dëmtim i zemrës pa pasur probleme me enët e gjakut, por me akumulimin e stresit dëmtohen muret e zemrës”, tha ajo.

Mjekja renditi dhimbjet e gjoksit, probleme me frymëmarrjen, dhe vertigo apo marrje mendsh, si shenjat paralajmëruese të sulmeve në zemër. “Sekreti i një zemre të shëndetshme, kryesori, të kujdesemi për zemrën. Kemi faktorë si gjenetika apo kalimi i moshës, nuk i kemi në dorë, por pirjen e duhanit, alkoolit etj i kemi në dorë.
Pirja e alkoolit edhe pse në sasi të vogla bëjnë shumë dëm.

Aktivitet sportiv jo shumë intensiv, aerobia për shembull është shumë e rekomandueshme”, përfundoi ajo.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat