“Sindroma e vdekjes së papritur” mjekja kardiologe apel të rinjve: Mos neglizhoni kontrollet, kujdes me pijet dhe lëndët narkotike

“Sindroma e vdekjes së papritur” tek moshat deri në 40 vjeç është një sindrom që haset në të gjithë botën dhe ndodh edhe tek personat e shëndetshëm dhe quhet sindromi i vdekjes së papritur aritmike. Një pjesë e rasteve kanë mbetur edhe të pashpjegueshme.

Edhe në në juglindje të vendin tonë situata është shqetësuese, pas humbjes së jetës së 4 adoleshëntëve për shkak të problemeve kardiake.

Bëhet fjalë për një 15-vjeçare nga qyteti i Ersekës, një 17-vjeçare në qytetin e Pogradecit, një 16-vjeçar në qytetin e Korçës dhe së fundmi një 12-vjeçar nga Maliqi.

“Dy personat e fundit, bëhet fjalë për miokardit akut. Këto janë me natyrë virale pasi i preket në mënyrë të menjëhershme i gjithë muskuli i zemrës duke e nxjerrë jashtë funksionit dhe precipiton një aritmi madhore që mund të jetë fatale”, shpjegon mjekja kardiologe në Spitalin e Korçës, Ilda Lera për A2 CNN.

Mjekja apelon që veçanërisht të rinjtë duhet të bëjnë kujdes në përdorimin e pijeve dhe lëndëve narkotike dhe natyrisht të mos neglizhojnë kontrollet.

Postime të ngjashme

Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
Dokument politik: Forcimi i Strukturave Rinore Lokale në Shqipëri
Sot Dita e Talasemisë! Mjekët bëjnë thirrje për të dhuruar gjak për të ndihmuar të prekurit nga kjo sëmundje
Suplementet e kalciumit, rreziku serioz për shëndetin e zemrës?
Çfarë është kanceri në fazën 0? Ja çfarë duhet të dini rreth kësaj diagnoze të pazakontë
Si shfaqen dhe përkeqësohen problemet me mëlçinë?
Çfarë janë alergjitë? Simptomat, shkaqet, diagnoza, trajtimi dhe parandalimi
Ndikimet e potomanisë në shëndetin tuaj