Mjeku paralajmëron për një lloj dhimbje koke specifike, që mbi të 50-at nuk duhet ta injoroni asnjëherë

Një mjek ka zbuluar tre llojet e dhimbjeve të kokës që nuk duhen injoruar kurrë pasi mund të jetë një shenjë paralajmëruese e një tumori në tru, aneurizmës ose infeksionit.

Neurologu Dr. Baibing Chen, paralajmëroi se megjithëse shumica e dhimbjeve të kokës janë ‘të padëmshme’, ka flamuj të kuq, për të cilët duhet të kemi kujdes.

Ndër llojet më shqetësuese është një dhimbje koke e fuqishme, që intensive dhe e papritur, dhe arrin kulmin brenda sekondash deri në minuta. Shpesh përshkruhet si një “shpërthim i fuqishëm” për shkak të shfaqjes së menjëhershme dhe intensitetit të saj të lartë.

“Dhimbja bëhet shumë e fortë brenda një minute dhe njerëzit zakonisht e përshkruajnë atë si dhimbjen më të keqe të jetës së tyre”, thotë Dr. Bing.

“Gjëja më e rëndësishme për t’u pasur në vëmendje këtu është hemoragjia subaraknoidale e shkaktuar zakonisht nga një aneurizëm i këputur, por mund të ketë edhe shkaqe të tjera”, shtoi ai.

Një hemorragji subaraknoidale është një lloj goditjeje vdekjeprurëse, që përfshin gjakderdhje në sipërfaqen e trurit.

Përveç një dhimbje koke të papritur dhe të rëndë, ajo mund të shkaktojë edhe dhimbje në qafë, të vjella dhe kriza.

Dr. Bing shton se mund të ketë edhe shkaktarë të tjerë për këtë lloj dhimbje koke.

“Këto përfshijnë gjëra të tilla si RCVS që është ngushtimi i përhershëm i enëve të gjakut në tru si dhe tromboza venoze cerebrale, e cila është një mpiksje në venën kryesore në tru,” tha ai.

Personat mbi të 50-at duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm ndaj simptomave të reja që vijnë së bashku me një dhimbje koke, duke përfshirë një ndryshim në shikim dhe dhimbje gjatë përtypjes.

“Kjo është një gjendje inflamatore e enëve të gjakut dhe mund të çojë në verbëri të përhershme nëse nuk trajtohet shumë shpejt me doza të larta steroide”, tha ai.

Flamuri i tij i fundit i kuq është një dhimbje koke që vjen së bashku me uljen e njërës qepallë, zgjerimin bebëzëz dhe shikimin e dyfishtë.

Në këtë rast ai i nxit njerëzit që të kërkojnë ndihmë mjekësore menjëherë, sepse mund të jetë një aneurizëm – një enë gjaku e fryrë që mund të çahet në çdo kohë.

Dr. Bing tha: ‘Unë e përmend këtë në mënyrë specifike sepse kjo është një nga të paktat herë që mund të kapim një aneurizëm të trurit përpara se të këputet. Ky grup specifik simptomash mund të shkaktohet nga një aneurizëm, që shtypet në nervin e tretë kranial dhe duhet të trajtohet urgjentisht”, shtoi ai.

Dhimbjet e kokës nuk janë gjithmonë serioze dhe mund të shkaktohen nga qëndrimi i keq, marrja e shumë ilaçeve kundër dhimbjeve, gripi, dehidratimi, stresi dhe problemet e shikimit, sipas NHS./dailymail.co.uk

 

 

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat