Si të menaxhoni tensionin e lartë të gjakut

Disa kura natyrale, përfshirë ndryshime në dietë dhe stil jetese, mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni presionin e lartë të gjakut dhe të përmirësoni shëndetin e zemrës. Presioni i gjakut është forca me të cilën gjaku pompohet nga zemra në arterie.

Kur presioni i gjakut është i lartë, gjaku lëviz përmes arterieve më fuqishëm. Kjo rrit presionin mbi indet e ndjeshme në arterie dhe dëmton enët e gjakut. Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) e përcakton një matje të presionit të gjakut më të vogël se 120/80 milimetra merkur (mm Hg) si normale.

Ndërkohë që medikamentet mund të ndihmojnë në uljen e presionit të lartë të gjakut, ndryshime të ndryshme që mund të bëni në rutinën e pwrditshme mund ta ulin atë.

Filloni një rutinë ushtrimesh

Të qëndroni aktiv është një pjesë e rëndësishme e jetesës së shëndetshme. Po ashtu, ushtrimet ndihmojnë për të ulur presionin e gjakut.

Mbani një peshë të moderuar

Pesha dhe presioni i gjakut shkojnë dorë për dore. Për njerëzit që kanë mbipeshë ose obezitet, humbja e vetëm 4-5 kilogramëve mund të ndihmojë në uljen e niveleve të presionit të gjakut.

Nëse pini duhan, mendoni ta ndaloni

Çdo cigare që pini e rrit përkohësisht presionin e gjakut për disa minuta pas konsumit. Nëse pini duhan rregullisht, presioni juaj i gjakut mund të mbetet i lartë për periudha të gjata.

Limito alkoolin

Pija e një gote vere të kuqe është plotësisht e pranueshme. Madje, vera e kuqe mund të ketë përfitime për shëndetin e zemrës kur konsumoni me masë. Megjithatë, konsumimi i tepruar i alkoolit mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore, përfshirë presion të lartë të gjakut. Konsumimi i tepruar mund të ulë efektivitetin e disa medikamenteve për presionin e lartë të gjakut. Çfarë do të thotë të konsumoni alkool në masë? AHA rekomandon që meshkujt të kufizojnë konsumimin e tyre në dy pije alkoolike në ditë, ndërsa femrat të kufizohen në një pije alkoolike në ditë.

Stresi

Mund të rrisë përkohësisht presionin e gjakut. Nëse ka shumë stres, ai mund të mbajë presionin e lartë për periudha të gjata.Nëse mundeni, identifikoni shkakun e stresit tuaj. Mund të jetë puna, marrëdhëniet, apo financat. Pasi të dini burimin e stresit, mund të provoni të gjeni mënyra për ta zgjidhur atë. Një mundësi e thjeshtë dhe e arritshme është të bëni disa frymëmarrje të thella. Frymëmarrja e thellë ndihmon në lehtësimin e stresit sepse dërgon një mesazh në tru për t’u qetësuar. Opsione të tjera, që mund të kërkojnë më shumë kohë dhe praktikë, përfshijnë meditimin ose joga.

Ndjekja e dietës DASH

Dieta DASH (Dietary Approaches to Stop Hypertension) mund të ulë presionin sistolik të gjakut deri në 11 mm Hg. Dieta DASH përfshin:

  • Hani fruta, perime dhe drithëra të plota sa më shpesh që mundeni.
  • Hani produkte të qumështit me pak yndyrë, mish, peshk dhe arra kur është e mundur.
  • Kufizoni ushqimet me yndyrna të ngopura, si ushqimet e përpunuara, produktet e qumështit me yndyrë të lartë dhe mishrat e yndyrshëm.
  • Po ashtu, reduktoni ëmbëlsirat dhe pijet e ëmbëlsuara, siç janë pijet e gazuara dhe lëngjet.

 

 

 

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat