Raporti i CIA: COVID mund të ketë ardhur nga një laborator në Kinë

Një raport i CIA hedh dyshime se pandemia e COVID-19 e ka zanafillën nga laboratori i Vuhan në Kinë.

CIA tani beson se pandemia e COVID-19 “me shumë gjasë” ka origjinën nga një laborator në Kinë sesa nga transmetimi nga kafshët. Ky konkluzion i ri vjen pas publikimit të një analize të re, e cila u hartua nën administratën Biden me kërkesë të ish-drejtorit të CIA-s, William Burns.

Për vite me radhë, CIA ka deklaruar se nuk është e qartë nëse COVID-19 ishte rezultat i një incidenti në laborator apo kishte një origjinë natyrore. Vlerësimi i saj më i fundit vë gishtin te Kina, megjithëse pranon se ka “besim të ulët” në këtë përfundim. Në analizën e saj, CIA thotë se dy skenarët- rrjedhja laboratorike dhe origjina natyrore- mbeten të mundshme.

Gjetjet nuk bazohen në prova të reja, por në analizën e shërbimit inteligjent lidhur me përhapjen e virusit. “CIA vazhdon të vlerësojë se të dyja skenarët, lidhur me kërkimin shkencor dhe me origjinën natyrore, të pandemisë COVID-19 mbeten të mundshme,” tha agjencia në një deklaratë.

Raporti u deklasifikua dhe u publikua të shtunën pas zgjedhjes së kreut të ri të agjencisë John Ratcliffe, i cili u propozua për këtë post nga presidenti Donald Trump. Drejtori i ri tha se një nga prioritetet e tij të para ishte që agjencia të bënte një vlerësim publik mbi origjinën e pandemisë. Vet kreu i ri i CIA ka deklaruar disa herë se me të dhënat që kishte, ishte i mendimit se origjina e virusit ishte një laborator në Kinë dhe jo një proces natyror.

Raporte të mëparshme mbi origjinën e koronavirusit ishin të ndara mbi atë, nëse ai kishte dalë nga një laborator kinez, ndoshta aksidentalisht, apo kishte lindur në mënyrë natyrale.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat