Rumania në alarm, 22 persona humbin jetën si pasojë e gripit

Autoritetet shëndetësore në Rumani po përballen me një situatë të paprecedentë për shkak të rasteve me grip.

Vetëm në një javë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik raportoi për rreth 134 mijë raste të infeksionit respirator të lidhur me gripin, më shumë se 6% në krahasim me javën e kaluar. Deri më tani kanë humbur jetën 22 persona, mes tyre edhe një fëmijë 3-vjeçar.

Ministri i Shëndetësisë Alexandru Rafila tha se të gjithë viktimat ishin persona që nuk kishin bërë vaksinën e gripit. Ndonëse situata është e pazakontë, nuk është aq serioze sa për të zbatuar masa të tilla si karantina. Spitalet në të gjithë vendin janë udhëzuar të reduktojnë numrin e vizitave për të kufizuar përhapjen e gripit. Pavarësisht nga numri në rritje i infeksioneve, shkalla e vaksinimit në Rumani mbetet e ulët.

Zyrtarët shëndetësorë po u bëjnë thirrje qytetarëve që të ndërmarrin masat parandaluese, duke përfshirë marrjen në konsideratë të vaksinës së gripit.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat