Gripi i këtij sezoni, më i “tmerrshmi” përgjatë dekadave

Nëse të duket sikur çdokush është me grip në këtë periudhë, s’je i vetmi… Të paktën 24 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara janë prekur nga gripi këtë sezon, dhe ky numër sa vjen e rritet sipas Qendrës për Parandalimin e Sëmundjeve. Raportohet se të paktën 13 mijë njerëz kanë humbur jetën në SHBA këtë sezon (përfshirë 57 fëmijë).

Afro 8% e vizitave mjekësore brenda një jave janë raportuar të kenë qenë për probleme në frymëmarrje shoqëruar me grip,  që është në fakt është ndër rastet më shpesh të raportuara përgjatë dy dekadave të fundit. 45 shtete të Amerikës e kanë këtë shqetësim aktualisht.

“Është më keq se çdo grip që kemi parë deri më sot”, shprehen ekspertët shëndetësore, duke shtuar se është e vështirë të përcaktosh se llojin e gjendjes gripale. “Ngjan si mister”, thonë ata, ndërsa theksojnë se shkak mund të jetë edhe numri tejet i ulët i vaksinimeve në këtë periudhë.

Parashikohet që i gjithë ky vit të jetë i tillë, ndërsa vlen të theksohet Covid-19 nga ana tjetër ka rezultuar me më pak raste apo shtrime në spital, se viti i shkuar. Megjithatë është i nevojshëm ekzaminimi, për të kuptuar cilin nga këto viruse mbart dhe për të marrë mjekimin e duhur. S’ka rëndësi se në çfarë shkalle je infektuar, sugjerohet qëndrimi në shtëpi deerisa të ndihesh plotësisht mirë, ose mbajtja e maskës nëse zgjedh të dalësh jashtë.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat