Mikrobiota e zorrëve të njeriut, një kontrollues i shëndetit dhe sëmundjeve

Çfarë është mikrobiota e zorrëve te njeriu?

Mikrobiota e zorrëve luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e shumë aspekteve të imunitetit, duke mbrojtur njeriun kundër mikrobeve patogjene dhe duke prodhuar vitamina dhe lëndë ushqyese të tjera thelbësore.

Dendësia e baktereve në traktin gastrointestinal është 10 në fuqi të 13 qeliza/g lëndë fekale, dhe zorra e trashë zotëron 70% të baktereve totale të traktit gastrointestinal.

Firmicutet, Bacteroidetes, Actinobacteria, Proteobacteria dhe Verrucomicrobia janë pesë grupet bakteriale të pranishme në zorrët e njeriut dhe dy prej tyre, Bacteroidetes (Bacteroides, Prevotella dhe Xylanibacter) dhe Firmicutes (Ruminococcus, Clostridium, Lactobacillus thefloruterecium). Përmbajtja e gjeneve të ADN-së totale të kësaj mase bakteriale është më e madhe se 4 milionë gjene, ndërsa gjenomi ynë përbëhet vetëm nga 23 000 gjene.

Numri i qelizave të këtij organizmi të brendshëm është 100 herë më i madh se numri i përgjithshëm i qelizave të trupit të njeriut dhe kohët e fundit është treguar se pasuria e kësaj flore të zorrëve lidhet me një profil më të mirë metabolik te njeriu./shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat