21 ton mandarina të ndaluara për tregtim për shkak të pesticideve, të kthyera nga Kroacia janë shitur në tregun shqiptar.
BE, klorperifosin dhe fosmetin i ka hequr nga përdorimi përkatësisht në vitin 2022 dhe 2020, kjo sepse këto dy preprata kishin efekte negative në shëndetin e njeriut.
“Irritime të lëkurës, syve, marrje mendsh deri pastaj në veprime kronike, që lidhen me ndikimet e tyre në sistemin hormonal me sistemin endokrin disa këto njihen dhe për veprime apo efekte mutagjene tek njeriu. “
Fosmetin mund të shkaktojë helmim të rëndë tek njerëzit. Ata që ekspozohen ndaj tij mund të kenë simptoma si: dhimbje koke, marramendje dhe të vjella, vështirësi në frymëmarrje dhe dobësi muskulore, probleme me kujtesën dhe dëmtime nervore në përdorim afatgjatë.
Fosmeti është një kimikat i përdorur më parë në Bujqësi për të luftuar insektet, por është ndaluar në shumë vende për shkak të rreziqeve që paraqet për shëndetin dhe mjedisin.
Ky pesticid mund të shkaktojë helmim të rëndë tek njerëzit. Ata që ekspozohen ndaj tij mund të kenë simptoma si: dhimbje koke, marramendje dhe të vjella, vështirësi në frymëmarrje dhe dobësi muskulore, probleme me kujtesën dhe dëmtime nervore në përdorim afatgjatë.
Në rastet më të rënda, mund të shkaktojë edhe koma ose probleme serioze me sistemin nervor.


