Provoni këto kura natyrale për dhimbjen e shpinës

Masazh me varja: Për këtë mund tё pёrdorni vaj susami ose arre kokosi. Mund tё fusni nё vaj disa pika nga esenca ose vajra terapeutikë tё njё cilёsie tё lartё, si livando, olio 31 erbe.

Nё fillim përqendrohuni nё kyҫet kryesore tё trupit. Mund tё filloni duke fёrkuar lehtё me vaj zonёn e qafёs, shpatullat, bërrylat dhe parakrahёt. Më pas vazhdoni duke u zhvendosur nё fundshpinё, gjunjё dhe thembra.

Provoni terapitë e ftohjes dhe ngrohjes: alternoni terapitë për 20 minuta. Për terapinë e ftohjes mund të përdorni kubikë akulli të vendosur në peshqir.

Kërkojini një pjesëtari të familjes t’ju masazhojë shpinën me alkool. Para se të nisni masazhin, pastroni lëkurën fillimisht dhe më pas spërkatni pak alkool dhe filloni të masazhoni me kujdes lëkurën.

Zieni 1 litër ujë me ¼ litër uthull molle dhe shtoni 2 lugë gjelle rozmarinë. Lëreni të ftohtë pak dhe pastaj merrni një peshqir të pastër, e njomni tek përzierja dhe aplikojeni në pjesët ku keni dhimbje.

Provoni të flini në pozicionin e fetusit, duke vendosur një jastëk mes gjunjëve. Nëse flini me shpinë, vendosni një jastëk poshtë gjunjëve.

Burimi: Bright Side / Shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat