Rezistenca ndaj antibiotikëve, pandemia e heshtur që po vret njerëzit

Rezistenca ndaj antibiotikëve po shkakton një pandemi të heshtur në Itali, duke u shkaktuar 12,000 vdekje çdo vit dhe duke i kushtuar sistemit shëndetësor mbi 2 miliardë euro.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), kjo krizë po ngarkon gjithashtu spitalet, me 2.7 milion shtretër të zënë nga infeksionet e shkaktuara nga mikrobet rezistente ndaj antibiotikëve.

Robert Nistico, presidenti i Agjencisë Italiane të Barnave, theksoi se për të përballuar këtë emergjencë, është e nevojshme një qasje globale që promovon përdorimin e kujdesshëm të antibiotikëve, duke përfshirë edhe fushën veterinare, si dhe forcimin e masave të parandalimit. Ai vuri gjithashtu theksin te kërkimi për barna të reja antimikrobiale, që mund të kalojnë barrierat e rezistencës aktuale.

Në vitin 2023, konsumi i antibiotikëve në Itali u rrit me 5.4% në krahasim me vitin 2022, duke arritur një mesatare prej 22.4 dozash për mijë banorë. Përdorimi i antibiotikëve arrin kulme gjatë muajve të dimrit, kur shpesh përdoren gabimisht për trajtimin e infeksioneve virale si gripi. Po ashtu, gjysma e popullsisë geriatri përdor antibiotikë të paktën një herë në vit, me një përqindje më të lartë në Jug.

Konsumi në spitale është gjithashtu në rritje, ku mikrobet rezistente janë më të përhapura. Italia mban gjithashtu rekord për përdorimin e antacidëve të stomakut, që mund të favorizojnë zhvillimin e mikroorganizmave rezistentë.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat