Shkencëtarët thonë se në këtë ditë të javës nuk duhet të bëheni kurrë operacion, ka shumë të ngjarë të humbni jetën

Pacientët e shtruar në spital për operacion në një ditë të caktuar të javës kanë më shumë gjasa të humbin jetën, thotë një studim.

Ata që i nënshtroheshin operacioneve urgjente, kishin një rrezik 10 për qind më të lartë të vdekjes nëse do të kryenin procedurën ditën e premten, krahasuar me fillimin e javës.

Në studim, hulumtuesit e Houston Methodist Hospital në Teksas, analizuan të dhënat nga 429,691 pacientë të cilët iu nënshtruan një prej 25 procedurave të zakonshme kirurgjikale në Ontario, Kanada.

Ekspertët kanë vëzhguar prej kohësh të ashtuquajturin ‘efekt të fundjavës’ – rezultate më të këqija pas operacionit të premten, ndodhin për shkak të numrit të lartë të mungesës së stafit të shtunave dhe të dielave, si dhe më pak shërbime shtesë për pacientët si skanimet dhe testet.

Pacientët gjithashtu kanë raportuar se kanë frikë se stafi mund të jetë më i lodhur gjatë fundjavës. Në vitin 2021, një projekt i mbështetur nga NHS i udhëhequr nga Universiteti i Birminghamit arriti në përfundimin se teoria e ‘pacientit më të sëmurë të fundjavës’ ishte e saktë, duke rritur mundësinë e gabimeve të mundshme.

Por studiuesit amerikanë që qëndrojnë pas studimit të ri besojnë se ndërsa ekziston një ‘efekt i fundjavës’, nivelet më të larta të vdekshmërisë së vërejtur mund të mos jenë gjithmonë një reflektim i kujdesit më të dobët.

Në vend të kësaj, ata pretendojnë se mund të jetë për shkak se pacientët që kanë nevojë për trajtim fundjavave, kanë më shumë gjasa të jenë të sëmurë rëndë dhe me imunitet të dobët./ Marrë me shkurtime nga Dailymail

 

 

 

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat