Mos i konsumoni këto turshi, mund të përmbajnë baktere që shkaktojnë paralizë

Disa lloje të turshive japoneze të përgatitura paraprakisht janë tërhequr nga trembi prej frikës se mund të jenë të kontaminuara me një bakter që shkakton paralizë.

Klientët po paralajmërohen të mos hanë perimet e prodhuara nga kompania me bazë në Kaliforni Choshiya Honten Ltd për shkak të rrezikut të mundshëm të Clostridium botulinum.

Clostridium botulinum është një bakter që prodhon toksina vdekjeprurëse në kushte të ulëta të oksigjenit që mund të shkaktojnë botulizëm, duke çuar në vështirësi në frymëmarrje, paralizë të muskujve dhe në raste të caktuara, vdekje.

Botulizmi, një formë potencialisht fatale e helmimit me ushqim, mund të shkaktojë simptomat e mëposhtme: dobësi e përgjithshme, marramendje, turbullim në shikim dhe probleme me të folurit ose gëlltitjen. Vështirësi në frymëmarrje, dobësi e muskujve dhe kapsllëku mund të jenë gjithashtu simptoma të zakonshme. Njerëzit që përjetojnë këto probleme duhet të kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor. 

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat