Shenjat paralajmëruese të kancerit kolorektal tek të rinjtë

Kanceri kolorektal, kanceri i tretë më i zakonshëm në SHBA, është rritur në mesin e të rinjve gjatë dy dekadave të fundit. Nuk është një lloj kanceri, por dy lloje: kanceri i zorrës së trashë, i cili fillon në zorrën e trashë dhe kanceri i rektumit, i cili fillon në pjesën e fundit të zorrës së trashë, i njohur si rektumi.

Dr. Derek Ebner, një gastroenterolog i Klinikës Mayo, vëren se kanceri kolorektal është rritur tek të rriturit nën moshën 50 vjeç, veçanërisht kanceri i rektumit. Ai thotë se është e rëndësishme të njihen  shenjat paralajmëruese të kancerit kolorektal dhe të mos vonohet trajtimi mjekësor.

“Historikisht, kanceri kolorektal është i ndarë në mënyrë të barabartë përgjatë zorrës së trashë dhe rektumit, – ne po shohim norma më të larta të kancerit rektal në mesin e më të rinjve,” thotë Dr. Ebner.

Shenjat dhe simptomat paralajmëruese të kancerit kolorektal

Dr. Ebner thotë se katër simptoma kryesore janë identifikuar për njerëzit nën 50 vjeç, të cilët janë diagnostikuar me kancer kolorektal.

“Dhimbje barku, diarre, jashtëqitje me gjak, si dhe anemi nga mungesa e hekurit”, thotë ai.

“Nëse në një test gjaku, për shembull, shohim një shenjë të mungesës së hekurit, kjo do të na shtynte të eksplorojmë më tej”, thotë ai.

Profesionistët rekomandojnë se, nëse keni ndonjë nga ato simptomat, duhet të konsultoheni me një mjek, pasi identifikimi i hershëm çon në rezultate më të mira trajtimi.

Edhe pse nuk është e mundur të parandaloni plotësisht kancerin, ka mënyra për të zvogëluar rreziqet dhe kjo përfshin ndjekjen e një stili jetese të shëndetshme.

“Të ndjekësh një mënyrë jetese të shëndetshme është kritike”, thotë Dr. Ebner. “Ndjekja e një diete të plotë, qëndrimi fizikisht aktiv, mund të jenë mbrojtës.”

Aktiviteti fizik: Synoni për 30 minuta stërvitjenë ditë.

Ushqyerja: Hani fruta, perime dhe drithëra.

Pesha: Mbani një peshë të shëndetshme.

Mënyra e jetesës: Mos pini duhan, kufizoni konsumimin e alkoolit./mayoclinic

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet