Fëmijët te psikologu/ Problemet nisin që 7 vjeç, druhen se mos paragjykohen nga të rriturit

Fëmijët tanë po bëhen gjithnjë e më të vetmuar dhe më të ekspozuar ndaj problemeve të shëndetit mendor.

Frika për tu shprehur me prindërit është e madha se do të pyeten apo do të paragjykohen me fjali të tipit “çfarë ke, asgjë nuk të mungon”. Kjo i bën ata të tërhiqen dhe mos e kërkojnë më ndihmën e psikologut, megjithëse kanë shumë nevojë për të.

Adelina Pjetra, Psikologe Klinike: Nëse më përpara para 10 viteve ka qenë mosha e gjimnazit më tepër, 5 vitet e fundit vihet re që është ulur shumë pragu, që në moshën 7-vjeçare dhe lart ka probleme të shëndetit mendor.

Jo vetëm ankthi por probleme edhe më të forta. Çrregullimi obsesiv kompulsiv, fëmijët kanë probleme të shumta të disiplinës, të vëmendjes së obsesioneve, të vetëlëndimit, vetëdëmtimit në 5 vitet e fundit.

Cila janë ato shenja që duhet të shërbejnë si kambanë alarmi?

“Tërheqja e fëmijës në dhomë, nuk do të jetë pjesë e familjes në ngrënien e drekës apo darkës. Mban telefonin ose mjetin e tij me kod të fshehur. Prindërit kanë të drejtë për kontroll por fëmijët nuk e tolerojnë këtë dhe nuk e lejojnë të ndodhë. Largimi nga orët e mësimit, nuk kanë dëshirë të shkojnë në shkollë. Kanë probleme edhe më të ushqyerën, hanë më pak, flenë vonë. Prindi mendon se po fle por nëse bën një rikontroll mund të shohë që është zgjuar”./TCH

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa