Epilepsi nga droga dhe alkooli / Rastet në Shqipëri janë shtuar, nuk ka statistika të sakta për numrin e të prekurve

Rastet me epilepsi sa vijnë e shtohen në vendin tonë. Në Shqipëri nuk ka statistika të sakta, por incidenca përllogaritet afro 50 për 100 mijë banorë, referuar incidencës së vendeve të ngjashme me ne.

Epilepsia nuk është vetëm e trashëgueshme. Në shtimin e saj, përveç disa sëmundjeve, ndikojnë edhe droga dhe alkooli, që po përdoren pa kufi nga të rinjtë.

Dr. Pavllo Djamandi thotë për TCH: “Ka disa faktorë që ndikojnë: sëmundje si diabeti, infeksione të ndryshme, ishemitë, droga, alkooli”.

Krizat epileptike çojnë në vdekje të papritura, ndaj një person i diagnostikuar kërkon kujdes të veçantë. Por sa zgjasin krizat te një person me epilepsi?

“Disa sekonda deri në minuta. Por pas krizës është i pavetëdijshëm, mund të urinojë”, shprehet mjeku.

Trajtimet mjekësore që përdoren synojnë reduktimin e krizave epileptike. Janë të rralla rastet kur mund edhe të shërohet.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat