Skandali i salmonelës, ish-ministri: Mishi i ndotur vazhdon të shitet në markete, popullata e rrezikuar

Skandali i salmonelës ka tronditur vendin tonë, teksa tonelata me mish pule të infektuar janë hedhur në treg.

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panarit ka komentuar gjendjen alarmante në vend me Sigurinë Ushqimore sidomos pas zbulimit se është hedhur në tregun shqiptar mish pule me Salmonelë.

Panariti tha se tonelata me mish të infektuar me salmonelë janë shitur, teksa në markete ndodhen akoma akoma produkte të rrezikshme.

“Për kuriozitetin tij, duhet të dini se ka edhe një Salmonelë shqiptare, quhet e Salmonela Dibra. Është zbuluar nga një bakteriolog shqiptar. Tani le ti kthehemi situatës konkrete. Infeksioni me Salmonelë është infeksion serioz. Pra nuk kam nevojë unë, që dikush tjetër të rrijë të bëjë apologji, sidomos nga persona që nuk e njohin bakterin. Pra fakti që ky bakter ka depërtuar në zinxhirin ushqimor, pra është ofruar në rrjetin tregtar të Shqipërisë, nëpërmjet filetove të ngrira të pulës me origjinë nga Brazili është një diçka shumë serioze.

Dhe po të kemi parasysh diçka që struktura demografike e Shqipërisë përbëhet nga moshë e moshuar, sepse pjesa aktive për fat të keq e kanë braktisur vendin, dhe nga fëmijë që janë dy kategori të popullatës vulnerabël, të prekshëm sepse edhe shkalla e imunitetit të tyre tek fëmijët është në formim, ndërsa tek të moshuarit padyshim është në rënie, kjo e bën shumë shumë serioze infeksionin e mundshëm të këtyre kategorive të popullsisë me Salmonelë. Aq më tepër që Salmonela nëpërmjet filetove të pulës ka me shumë probabilitet ka përfunduar edhe në tavolinat e restoranteve, të cilët pavarësisht nga mbikëqyrja e AKU askush nuk ka garanci që respektohen kriteret e duhura të përpunimit termik që të garantojnë asgjësimin e këtij bakteri.”

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat