Ky shtet do të ndalojë me ligj konsumin e pijeve energjike për fëmijët nën 16 vjeç

Qeveria angleze po planifikon një ligj të ri për të ndaluar këdo nën moshën 16 vjeç të blejë pije energjike si Red Bull, Monster dhe Prime nga dyqanet, restorantet, kafenetë, makinetat dhe në internet.

Deri në një të tretën e fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar mendohet se konsumojnë këto lloje pijesh çdo javë, pavarësisht se shumica e supermarketeve kanë futur tashmë një ndalim vullnetar.

Disa pije të njohura përmbajnë më shumë kafeinë se dy filxhanë kafe. Konsumi i tepërt lidhet me dhimbje koke dhe probleme me gjumin.

Sekretari i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social, Ëes Streeting, tha programit Today të BBC Radio 4 se qeverisë i ishte bërë tirrje nga prindërit dhe mësuesit që të ndërmerrte masa.

Konsumi i tepërt i kafeinës mund të  shkaktojë një rrahje të shpejtë të zemrës, ritme jonormale të zemrës dhe kriza. Edhe pse e rrallë, ka pasur disa vdekje të lidhura me kafeinën e tepërt.

Versionet me sheqer të pijeve gjithashtu mund të shkaktojnë dëmtime të dhëmbëve dhe të kontribuojnë në obezitet, sipas Shoqatës së Dietologëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Postime të ngjashme

5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm