Në Shqipëri 17% e fëmijëve nën 5 vjeç janë obezë, 3-fish më e lartë se mesatarja globale për 2024

    Në Shqipëri për vitin 2024 rezulton se 17% e fëmijëve të moshës nën 5 vjeç janë mbi peshë.

    Të dhënat për nivelin e obezitetit në rang global për fëmijët e grupmoshës nga 0 deri 5 vjeç janë publikuar në raportin e UNICEF për vitin 2025 “Ushqyerja për fitim. Si mjediset ushqimore po dështojnë me fëmijët”.

    Të dhënat tregojnë se niveli i Shqipërisë është gati 3-fish më e lartë se mesatarja globale që është 5% dhe dy herë më e lartë se mesatarja e rajonit të Europës dhe Azisë Qendrore që është 8% për 2024.

    Megjithëse raporti vlerëson se ka pasur përmirësim te treguesi, nga 22% që ishte niveli i mbipeshës te fëmijët nga 0 deri 5 vjeç për vitin 2012 ka rënë në 17% për vitin 2024.

    Në raport theksohet se Shqipëria ka bërë progres për të përmbushur objektivat e vitit 2030 për reduktimin e mbipeshës në fëmijëri.

    Për shkallën e obezitet te fëmijët e moshës nën 5 vjeç, në renditjen botërore të 2024-s, Shqipëria pozicionohet pas Australisë e cila ka nivelin më të lartë të mbipeshës për fëmijët e moshës nën 5 vjeç, me 26% të tyre, Tunizia me 18% të tyre.

    Në Maqedoninë e Veriut për 2024 sipas të dhënave të raportit rezultojnë se 12% e fëmijëve të moshës nën 5 vjeç janë mbi peshë, ndërsa në 2012 të dhënat ishin 13% e fëmijëve. Sipas raportit ky shtet nuk ka bërë progres.

    Në Serbi për 2024 rezultojnë se 12% e fëmijës të grup-moshës nga 0 deri 5 vjeç janë mbipeshë. Serbia ka bërë progres krahasuar me të dhënat e 2012 ku nivelet e obezitetit ishin 15%. Ndërsa në Malin e Zi niveli i mbipeshës nga 15% në 2012 në 2024 ka arritur në masën 9%.

    Në Europë ndër shtetet me % më të lartë të obezitetit te fëmijët pozicionohet Greqia me nivelin 14% për 2024, Portugalia me 9%, Anglia me nivel 8%, Polonia me 9%, Holandë me 5%.

    Ndër shtetet e zhvilluara Gjermania renditet si në Europë, por edhe në rang global me nivelin më të ulët të fëmijëve nën peshë me 3% të tyre për grupmoshën deri në 5 vjeç. Në Japoni obeziteti arriti 2%.

    Nga të dhënat rezulton se shkallën më të ulët të obezitetit në rang global e kanë shtetet e pazhvilluara apo që janë konflikte, si Bangladeshi me 2% nivel obeziteti për 2024 etj./monitor

    Postime të ngjashme

    Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
    "Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
    Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre
    Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
    Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë
    Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
    Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
    Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?