Me përmbajtje të lartë pesticidesh, AKU ndalon importin e pjeshkave dhe rrushit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndaluar hyrjen dhe ka bllokuar shpërndarjen në treg të tre ngarkesave me fruta të importuara nga Greqia dhe Italia, pasi analizat laboratorike konfirmuan nivele të larta të pesticideve të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë AKU këtë të mërkurë përmes një njoftimi zyrtar.

Në kuadër të kontrolleve zyrtare dhe pas sinjalizimeve të marra përmes sistemit evropian të sigurisë ushqimore RASFF, janë identifikuar dhe bllokuar sasi të mëdha të pjeshkëve dhe rrushit të kuq, të cilat përmbanin mbetje kimike mbi normat e lejuara.

Frutat e ndaluara përfshijnë:

Pjeshkë nga Greqia, të kontaminuara me pesticidin Phosmet

Rrush i kuq francez nga Greqia, me mbetje të Propamocarb

Rrush tavoline Red Globe nga Italia, me prani të Bitertanol

Postime të ngjashme

Dietë apo aktivitet fizik? Cila është më e rëndësishme për rënien në peshë?
Zhvillime të mëtejshme në dizenjimin e barnave për trajtimin e infeksioneve virale
Kur duhet të kërkojmë ndihmë profesionale për humbjen e peshës?
Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
A mund të kalojë diabeti i tipit 2 në remision pas humbjes së peshës?
Mjeku Tritan Kalo zbulon dy parazitët që “fshihen” në zorrë gjatë verës: Ja si dallohen dhe çfarë pasojash shkaktojnë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri