Raporti i OBSH: “Epidemia” e obezitetit në Shqipëri, 1 në 3 fëmijë mbipeshë

Obeziteti dhe mbipesha tek fëmijët e moshës shkollore në Shqipëri është mbi mesataren europiane.

Gjetjet e fundit të Raundit të 6-të të Iniciativës Evropiane të Mbikëqyrjes së Obezitetit në Fëmijëri tregojnë se 1 në 4 fëmijë të moshës 7–9 vjeç janë mbipeshë dhe në 10 obezë. Në të dyja rastet djemtë kanë tendencë më të lartë.

Por kur flasim për Shqipërinë shifrat ngjiten edhe më lartë.

Vendi ynë ka analizuar situatën tek fëmijët në moshën 8 vjeçare dhe u pa se 31,4% e tyre janë mbi peshë.

Ndërkohë obeziteti haset tek 14,5% e fëmijëve të moshës 8 vjeçare. Në të dyja rastet verehet diferencë e ndjeshme mes djemve dhe vajzave veçanërisht në rastin e obezitetit, ku thuajse 1 në 5 djem janë obezë, përkundrejt 1 në 10 vajza.

Një risi në këtë raport ishte dhe mbledhja e të dhënave mbi perceptimin e prindërve, e cila zbuloi një boshllëk të madh në vetëdije. Në përgjithësi, gati dy të tretat, pra 66% e fëmijëve me mbipeshë perceptoheshin nga prindërit e tyre si me peshë normale ose madje nën peshë. Në të gjitha vendet ku ishin të disponueshme të dhënat, më shumë se gjysma e prindërve të fëmijëve me mbipeshë nënvlerësuan peshën e fëmijës së tyre.

Ekspertët e OBSH apeluan për marrjen e masave të menjëherëshme pasi shkalla e mbipeshës dhe obezitetit në vendet e Rajonit Evropian të OBSH-së mbetet vazhdimisht e lartë, duke nxitur diabetin, kancerin, sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundje të tjera jo të transmetueshme që rrezikojnë jetën./euronews

Postime të ngjashme

Dietë apo aktivitet fizik? Cila është më e rëndësishme për rënien në peshë?
Zhvillime të mëtejshme në dizenjimin e barnave për trajtimin e infeksioneve virale
Kur duhet të kërkojmë ndihmë profesionale për humbjen e peshës?
Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
A mund të kalojë diabeti i tipit 2 në remision pas humbjes së peshës?
Mjeku Tritan Kalo zbulon dy parazitët që “fshihen” në zorrë gjatë verës: Ja si dallohen dhe çfarë pasojash shkaktojnë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri