Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se nuk ka asnjë reduktim të mjekëve në qendrat shëndetësore apo në spitalet e vendit. Ndryshimet e ndërmarra së fundmi nuk prekin stafet mjekësore apo ofrimin e shërbimit për qytetarët, por lidhen me një riorganizim administrativ që synon forcimin e mjekësisë familjare dhe rritjen e cilësisë së shërbimit.

Sa i takon organizimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare (ish-Qendra Shëndetësore Nr. 10), MSHMS bën me dije se mjekët specialistë do të vijojnë të ushtrojnë aktivitetin në të njëjtat ambiente dhe do t’i shërbejnë të njëjtës popullatë, duke kaluar vetëm administrativisht në varësi të Qendrës Shëndetësore të Specialiteteve Nr. 1, Tiranë.

Për qytetarët nuk ndryshon as vendi ku marrin shërbimin dhe as mjeku që i ndjek. Riorganizimi administrativ synon një koordinim më efikas të shërbimeve dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor.

Qendra funksionon gjithashtu në përputhje me marrëveshjen ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Universitetit të Mjekësisë Tiranë, duke shërbyer si bazë për formimin praktik të mjekëve specializantë në mjekësinë familjare.

MSHMS rithekson se çdo informacion që flet për largim apo reduktim të mjekëve është i pavërtetë. Ky riorganizim nuk cenon aksesin e qytetarëve në shërbimet shëndetësore dhe garanton vazhdimësinë e ofrimit të kujdesit nga të njëjtët mjekë, në të njëjtat ambiente.

Postime të ngjashme

Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri