Operacion unik për të sëmurët kardiakë

Vihet në jetë me sukses implantimi i qelizave embrionale burimore, duke riparuar një të sëmurë68-vjeçare me insuficencë kardiake pas infarktit

Marrë nga “Science Vie”, përgatiti: Dr. Ndue Nikaj

Ky novacion mjekësor pritej prej 10 vjetësh: qelizat burimore – embrionale të implantuara në zemrën e një pacienteje 68 vjeçe që vuante nga insuficenca kardiake e rëndë pas infarktit, asaj iu rikuperua një pjesë e funksionit kardiak të humbur! Pra, është i pari person në botë që përfiton një trajtim të tillë. Kjo grua u operua në 21.10.2014 në “Spitalin Evropian Georges Pompidou”, Francë.

zemra arteriosklerozaMuskuli i zemrës së saj ishte dëmtuar rëndë pas një infarkti dhe si rrjedhojë ishte e paaftë të pomponte gjakun me forcën e duhur në trup. Kirurgët e ekipit të prof. Philip Menasche që punojnë prej 20 vitesh me terapi qelizore në insuficiencën kardiake, i praktikuan asaj një urëzim (by-pass) koronar të dubluar me një rinovim absolut: aplikimin e një “patch” qelizash embrionale.

Qelizat embrionale bëjnë rigjenerimin e indit kardiak të dëmtuar. Të fiksuara në indin kardiak të prekur nga infarkti, me anë të disa pika suturash ky “patch” që përmban qeliza burimore – embrionale që rrjedhin nga embrioni human (njerëzor), të kultivuara në mënyrë speciale në spitalin “Saint Luis” (Departamenti i terapisë qelizore dhe indore), ato u transformuan në qeliza të reja kardiake.

Ato duhet të kishin mundësi të shkëlqyera rigjeneruese për indin kardiak të dëmtuar nga infarkti. Nga ana e vet “by-passi” koronar bëri që të ushqehej me gjak muskuli i dëmtuar i zemrës, ku më parë këto arterie ishin të taposura (bllokuara) nga aterioskleroza , gjë që dha infarktin; kështu u sigurua ushqyerja e vatrës dhe e “patch” embrional të implantuar.

Dhjetë (10) javë pas ndërhyrjes gjendja e pacientes është përmirsuar dhe sipas mjekëve, s’ka asnjë ndërlikim.

Mbetet të pritet konfirmimi i një evoluimi pozitiv të ardhur nga qelizat embrionale të implantuara. Paralelisht ka pesë prova të tjera të këtij lloji që po praktikohen nga i njëjti ekip. Pra, tashmë kjo risi e para në botë tregon për një hap jashtëzakonisht të rëndësishëm përpara për mjeksinë rigjeneruese.

 

Postime të ngjashme

I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar