Tre protestues janë paraqitur në Shërbimin e Urgjencës në Spitalin Universitar të Traumës (SUT), ku po marrin trajtim mjekësor.
Sipas informacionit të fundit, të tre janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë koshientë.
Njëri prej protestuesve ka deklaruar se është lënduar gjatë ditës së djeshme, por është paraqitur në spital vetëm sot për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, dy protestuesit e tjerë po marrin gjithashtu trajtim në urgjencë. Deri në këtë moment, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi rrethanat e lëndimeve apo natyrën e tyre.


