Përgatiti: Elena Beta
Kanella është një erëz e cila përdoret në shumë ushqime (byrek me mollë, kafe, ëmbëlsira), megjithatë ekzistojnë disa arsye shëndetësore që na shtyjnë ta përdorim më shumë, jo detyrimisht në çdo vakt, por shtimi i kanellës në dietën tuaj mund ta bëjë atë më efektive.
Përdorimi i kanellës mund t’i shtojë aromë fantastike ushqimit. Ajo është gjithashtu e pasur me kalcium, fibra, hekur dhe disa antioksidantë të fuqishëm. Shpesh ne i përdorim erëzat në ushqime pa menduar sa të shëndetshme janë ato në vetvete. Ja disa përfitime që ka shëndeti juaj nga përdorimi i kanellës:
Rrit funksionin e trurit tuaj
Kanella përmirëson funksionin e trurit tuaj, ndihmon në rritjen e kujtesës, përqendrimit dhe vëmendjes, si dhe redukton rezikun për t’u prekur nga sëmundja alcajmer. Të konsumoni pak kanellë ju ndihmon në luftën me nervozizmin dhe depresionin, parandalon gjithashtu dhimbjen e kokës.
Është e mirë për zemrën
Manaferrat dhe erëzat janë ushqime që ndikojnë nën përmirësimin e shëndetit të zemrës tuaj. Sipas një hulumtimi të kryer nga “Penn State” duke shtuar erëza si kanellë ose shafranin e Indisë zvogëloni efektet negative të ushqimit të yndyrshëm. Shtimi i kanellës apo shafranit të Indisë mund të jetë një zgjidhje e mirë për uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Nëse e kombinoni me ushqim të shëndetshëm dhe ushtrime gjimnastikore, kanella mund t’ju ndihmojë të bini në peshë. Ajo ndihmon në mirëfunksionimin e metabolizmit dhe rregullon nivelet e sheqerit në gjak, gjë që luan rol të rëndësishëm në humbjen e peshës. Provoni ta shtoni kanellën në kos ose në një vakt të lehtë që konsumoni, sigurisht që rezultatet nuk mund t’i shikoni në çast, duhet të kalojë pak kohë.
Përmirëson shëndetin
Ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme, si: dispepsi, diarre, si dhe në zbutjen e dhimbjeve kronike si artriti. Rekomandohet gjithashtu që ta shtoni atë në përbërje të supave tuaja të preferuara.
Parandalon kancerin
Konsumimi i kanellës ndalon përhapjen e qelizave të kancerit. Shtoni një gjysmë luge çaji kanellë pluhur në gotën e qumështit për të përfituar vetitë e saj luftuese ndaj kancerit.
Është e mirë për shëndetin oral
Kanella është një nga përbërësit e njohur të çamçakëzave, pasi ka veti antibakteriale dhe ndihmon mishrat e dhëmbëve nga dëmet gjithashtu mund të ndihmojë për një frymëmarje më të freskët.
Është e mirë për lëkurën tuaj
Kanella largon skuqjet dhe kruarjet nga lëkura si dhe lufton aknet në fytyrë. Ajo mund të përdoret gjithashtu për lehtësimin e dhimbjeve muskulore.



