Së shpejti, transplanti i parë i kokës së njeriut

Përpjekja e parë për të kryer transplantin e kokës tek njeriu do të nisë këtë vit në SHBA.

Ideja  u propozua për herë të parë në vitin 2013 nga Dr. Sergio Canavero. Ai dëshiron ta përdorë këtë operacion për të zgjatur jetën e njerëzve, organet e të cilëve janë prekur nga kanceri. Ai pretendon se pengesat e ndyshme do të jenë të kapërcyeshme dhe operacioni mund të jetë gati në fillim të vitit 2017.

Epilepsia dhe shtatzania, truriAi shtron pyetjen, a është e gatshme shoqëria për një kirurgji të tillë?

Përpjekja e parë për transplantin e kokës është kryer tek një qen nga  kirurgu sovjetik Vladimir Demikhov në vitin 1954. Ai ka kryer edhe disa përpjekje të tjera, por qentë mbijetuan 2-6 ditë.

Ky eksperiment u pasua nga një tjetër i kryer mbi një majmun në vitin 1970. Ky eksperiment u udhëhoq nga Robert White.  Majmuni nuk  mund të lëvizte trupin dhe ishte në gjendje për të marrë frymë vetëm në mënyrë artificiale. Ai jetoi 9 ditë.

Canavero thotë se tani ka arritur një pikë ku me ndihmën e pajisjeve cilësore të teknologjisë ky eksperiment mund të realizohet. Në shkurt ai botoi një libër teknikash, të cilat beson se do t’i lejojnë mjekët të transplantojnë kokën në një trup të ri. Kjo përfshin ftohjen e kokës së pacientit dhe trupit të dhuruesit deri në pikën që qelizat e tyre të rrojnë pa oksigjen.

Canavero thotë se shumë njerëz janë gati të realizojnë ndërhyrjen për të pasur një trup tjetër. Megjithatë, janë të shumtë mjekët skeptikë.

Harry Goldsmith, profesor i neurokirurgjisë në Universitetin e Kalifornisë, një nga të paktët që ka kryer ndërhyrje në shtyllën kurrizore, duke i rikthyer të ecurën personave, thotë: “Nuk besoj se një gjë e tillë do të funksionojë. Ka shumë probleme me procedurën. Të përpiqesh të mbash të shëndetshëm dikë në koma për katër javë: nuk ndodh!”

Postime të ngjashme

Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Mjeku demonstron testin 30-sekondësh të duarve që mund të zbulojë nëse keni një tumor të fshehur në tru
11 personazhe të famshëm që kanë folur hapur për çrregullimet e tyre të tiroides
A është tuberkulozi i shërueshëm?
Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë