Vlerat e tërshërës i kemi përmendur edhe më parë. Në këtë shkrim do t’ju tregojmë disa mënyra se si ta kombinojmë tërshërën që ta bëjmë më të ushqyeshme dhe më të shijshme.
Kini parasysh se tërshëra, për shkak të fibrave që përmban dhe ndjesisë së ngopjes që ofron, do të ishte më mirë që të përdorej në mëngjes sesa në darkë.
- Tërshërë me ujë, qumësht ose lëng
Mund ta gatuani tërshërën në mikrovalë me qumësht, ujë apo me lëngun tuaj të preferuar. Nëse e lini tërshërën për 5 minuta në mikrovalë me qumësht, ajo do të bëhet një masë e trashë. Nëse nuk ju pëlqen në masë të trashë, atëherë mund t’i shtoni qumësht ose ujë dhe ta lini në trashësinë që doni. Hidhini kanellë dhe ja ku i keni marrë të gjitha vlerat ushqyese për një mëngjes të shijshëm.
Ekzistojnë shumë mënyra për të përgatitur tërshërën. Për shkak të shijes disi neutrale që ka, mund ta bëni të ëmbël ose të kripur.
- Tërshërë më kos, rrush të thatë dhe kanellë
- Tërshërë me gjalp kikiriku dhe fruta të thata (bajame, arra, lajthi, por në sasi të limituar 5-10 kokrra)
- Tërshërë më kos dhe fruta natyrale (luleshtrydhe, kivi, mollë etj), një lugë të vogël mjaltë.


