Avokado, një mënyrë natyrale antistres

Blerina Bombaj, dietologe

Ky frut, i pazakontë për ne shqiptarët, është një superushqim. Në 100gr ka 160 kalori (jo pak!), por këto kalori vijnë me një paketë ushqimore të mrekullueshme. Përmban acide lyrore omega, të nevojshëm për sistemin tonë imunitar. Përmban avokadovitamina B5, B6, magnez, kalium -një paketë kjo antistres! Është i pasur në vitaminë E dhe C duke na dhënë mundësi rigjeneruese për lëkurën tonë. Përmban vitaminë K, e cila është e nevojshme për mpiksjen e gjakut.

Sugjerime:

  • Avokado e prerë në kubikë të vegjël me kos dhe gorgonxola bëhet një salcë shumë e shijshme për sallatat me zarzavate jeshile të freskëta.
  • Avokado mund të hidhet në të gjitha sallatat e freskëta. Ajo ka një shije neutrale dhe i jep sallatës diversitet.
  • Përdoreni në vend të gjalpit mbi bukën e fëmijëve ose për mbushjen e një sanduiçi me gjizë ose djathë dhie.

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe