Këtu do t’ju paraqesim 5 rregulla se si të hani çfarë të doni dhe të mbani një peshë kostante (ose të humbisni peshë)
- Mësoni të njihni urinë e vërtetë. Nëse keni ngrënë brenda 2 orëve të fundit, shancet për të qenë të uritur fizikisht janë të ulëta. Kjo do të thotë se trupi ka nevojë për ushqim çdo 2-3 orë (në varësi të vaktit apo ushqimit që keni konsumuar së fundi).
“Trajtoni” kuzhinën. Shmangni ushqimet e konservuara dhe me yndyrë nga bufeja juaj. Mbusheni frigoriferin me perime dhe fruta, pa pije me gaz dhe do të hani vetëm shëndetshëm.- Menaxhoni stresin. Qëllimi i kësaj këshille është të ushqeheni shëndetshëm dhe të bëni gjumë të mjaftueshëm, nëse jeni të stresuar mos gjeni ngushëllim tek ushqimi.
- Mbani një ditar të ushqimeve. Filloni e ndryshoni modelin e të ngrënit, llogarisni se sa kalori ju duhet të merrni në varësi të peshës dhe bëni kujdes me ushqimet me shumë kalori.
- Hani në mënyrë të ndërgjegjshme. Ndodh shpesh që shumë njerëz të hanë pa e kuptuar se çfarë po konsumojnë apo pa e kuptuar sasinë e ushqimit që po konsumojnë. Kur të jetë koha e ngrënies, kushtojani kohën e nevojshme vetëm asaj. Në rastet kur bëni ndonjë gjë tjetër, kur jeni duke ngrënë (p.sh.: duke parë televizor), ndodh që hutoheni dhe hani më shumë seç duhet.
Përshtati në shqip: Daniela Bardhi


