Ushqimet që mund të hani në darkë

Kuptohet që kur është fjala për të ngrënë, humbet vetëkontrolli dhe pasojat janë të rënda kur çoheni në mëngjes. Ne ju sugjerojmë të konsumoni disa ushqime që mund t’ju vijnë në ndihmë.

Bajame (23 kokra)- bajamet janë të pasura me vitaminë E, proteina, omega 3, acide yndyrore. Shmangni bajamet e kripura.

kos me boronicaKaramele mente, xinxerfil, çaj kamomili- ju ndihmojnë për të përfituar një bark të sheshtë.

1 filxhan luleshtrydhe, gjysëm qitro, 1 filxhan manaferra-  qëndroni larg nga frutat me përmbajtje të lartë sheqeri (mollë, rrush) sepse ushqimet e ëmbla thithin lëngjet dhe ju bëjnë të ndjeheni të fryrë. Këto fruta që ju rekomandojmë janë zgjedhje e mirë për shëndetin pasi janë të pasura me antioksidantë dhe vitamina.

½ filxhan kos dhe ½ filxhan boronica-  kosi ju ndihmon të mbani të balancuar sistemin e tretjes. Shtoni disa boronica për më shumë shije.

Pulë ose peshk (porcione të vogla)- janë të pasur me proteina. Trupi i djeg kaloritë e marra prej këtyre ushqimeve para se të shkoni për të fjetur.

½ avokado- i pasur me yndyrna të shëndetshme i lehtë për tu tretur.

1 gotë ujë- pini një gotë ujë para se të flini, në këtë mënyrë do të tresni kriprat dhe sheqernat e grumbulluara në gjak nga ushqimet e konsumuara gjatë ditës./BBC/Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe