Përgatiteni vetë bukën pa miell, më të shëndetshmen “në botë” (shikoni përfitimet që sjell)

Receta e bukës që do t’ju paraqesim në këtë postim është jo vetëm shumë e shijshme, por edhe shumë e shëndetshme. Ja disa nga përfitimet që sjell kjo bukë:

  • Stimulon qelizat e kuqe të gjakut
  • Redukton rrezikun e shfaqjes së qelizave kancerogjene
  • Përmirëson nivelet e kolesterolit
  • Parandalon shfaqjen e diabetit
  • Parandalon shtimin në peshë dhe shfaqjen e celulitit

Ju me të drejtë do të pyesnit se pse është magjike kjo bukë?

Kjo bukë nuk ka ndonjë emër të veçantë, por është e bërë nga fara të ndryshme shumë të shëndetshme dhe i shtohet shumë pak maja dhe kripë. Avantazhi kryesor i kësaj buke është se bëhet pa miell dhe kokrrat e grurit që i shtohen i japin shumë vlera ushqyese kësaj buke. Disa nga përfitimet ushqyese që ofron kjo bukë janë: proteinat, vitaminat, enzimat, aminoacidet, yndyrnat e shëndetshme, mineralet dhe drithërat komplekse. Thuhet se kjo bukë ka rreth 20 herë më shumë vlera ushqyese se buka e zakonshme.

buke pa miellPërbërësit:

300 gr grurë

2 lugë çaji fara lini

2 lugë çaji susam

2 lugë çaji fara luledielli

1 lugë çaji kripë

1 lugë çaji sheqer

½ lugë çaji maja

50 ml ujë

Bashkojeni grurin me ujin dhe lërini për 3 ditë, deri sa gruri të zbutet dhe të “çahet”. Ju duhet ta ndërroni ujin e grurit disa herë. Pas 3 ditësh kullojeni grurin dhe së bashku farat e tjera të susamit, linit dhe lulediellit dhe futeni në blender, shtojini ujin, sheqerin dhe majanë. Kur majaja të jetë fryrë filloni ta punoni bukën me dorë dhe më pas shtoni kripën. Lëreni bukën të qëndrojë për rreth 30 minuta. Më pas futeni bukën në tepsi të piqet për 40-45 minuta në 220 gradë celcius.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: healthyfoodteam

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe