Rexhaj: Femrat po ndërgjegjësohen për t’u kontrolluar rregullisht

mjeku dhe gruaja 2Fushata ndërgjegjësuese në kuadër të sensibilizimit dhe luftës kundër kanceri të gjirit dhe kancerit të qafës së mitrës ka ndikuar gjerësisht në sensibilizimin e popullatës përsa i takon rëndësisë dhe rrezikut që paraqesin sëmundje të tilla. Sipas mjekes onkologe Nevila Rexhaj pranë Poliklinikës së Specialiteteve numër 3 në Tiranë, përgjatë muajve tetor- nëntor ka pasur një fluks të madh pacientesh të cilat kanë ardhur për të kryer vizita, si: mamografi apo Pap- Test.

“Ka pasur një ndërgjegjësim të ndjeshëm në lidhje me sëmundjet tumorale. Kemi pasur plot raste që janë paraqitur  pranë nesh për t’u kontrolluar, pa pasur simptoma apo shqetësime. Në këtë pjesë vlen të përgëzohen të gjitha nismat e ndërmarra, si dhe media e shkruar, vizive apo elektronike në dhënien e informacioneve dhe sensibilizimin e popullatës. Megjithatë ka vende për përmirësim, duhet vazhduar të lëbohet në këtë drejtim jo vetëm në muaj të tillë siç është tetori, por përgjatë gjithë vitit”.

Gazeta “Shëndet Plus” dhe faqja online shendeti.com.al vazhdojnë të japin ndihmën e tyre në lidhje me ndërgjegjësimin e popullsisë për sëmundje të ndryshme./A.Thartori

Postime të ngjashme

Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë