Mbi 10 mijë shqiptarë zgjedhin pensionet private

Ka vetëm pak kohë që kompanitë private të sigurimeve kanë futur në treg produktin e pensioneve private dhe aktualisht mbi 10 mijë shqiptarë janë anëtarësuar në këto fonde.

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi pak kohë më parë Raportin për Zhvillimin e Tregut të Pensioneve Private Vullnetare për gjysmën e parë të vitit 2015. Duke iu referuar raportit, tregu i pensioneve është rritur me 19.98% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Aktualisht tri shoqëri ofrojnë pensione private suplementare dhe 10,791 shqiptarë janë sigal te moshuaranëtarësuar në këto fonde kursimi, ndërsa portofoli i investimit në këto fonde pensionesh ka arritur në 724 milionë lekë. Në krahasim me gjysmën e parë të vitit 2014, tregu i pensioneve private suplementare ka pasur ecuri pozitive si në rritjen e investimeve ashtu edhe në numrin e anëtarëve.

Tregu udhëhiqet nga Shoqëria Administruese e Fondeve të Pensionit SIGAL LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA, ku 47% e anëtarëve kanë zgjedhur SIGAL LIFE UNIQA për të investuar për pensionin e tyre shtesë.

Pavarësisht performancës pozitive në këtë gjysmë të parë të vitit, tregu i pensioneve në Shqipëri vijon të mbetet i vogël dhe me potencial të madh zhvillimi. Duhet pranuar që sistemi privat i pensioneve paraqitet si një domosdoshmëri e kohës dhe jo si një luks. Të investosh që në rini për vitet e pleqërisë, është zgjidhja më e zgjuar për të mos rënduar ekonomikisht fëmijët, apo në rastin më të keq për të mos përfunduar në shtëpinë e të moshuarve, pa kurrfarë përkujdesjeje.

Siç dihet skema shtetërore  mendohet që e kreu mirë misionin e saj, por ishte shumë efektive kur kishim një popullsi të re ku shumë punonin e kontribuonin dhe pak përfitonin (paguaj pak e merr shumë). Por në kushte e mplakjes së popullsisë, ku këto raporte kanë ndryshuar dhe ku 1.2 veta kontribuojnë dhe 1 përfiton, edhe skema duhet ndryshuar. Për këtë arsye për vendet e zhvilluara pas viteve 1980 dhe për vendet në zhvillim pas viteve 1995 janë futur edhe skemat private. Pra skemat private diktohen nga nevoja e kalimit gradual nga sistemi i solidaritetit– paguaj për të tjerët, në sistemin e vetëkapitalizimit- paguaj për veten.

tregu sigalAvantazhet e Fondit Privat të Pensioneve:

a- Pensionin privat mund të përfitosh në kohën që ti dëshiron. Mosha e daljes në pension shteti është 67 vjeç për meshkujt dhe 60 për femrat, ndërsa moshën e daljes në pension me skemat private mund ta zgjedhësh vetë, duke e reduktuar deri në 5 vjet.

b- Në pensionin e shtetit individi paguan për të tjerët, ndërsa në pensionin privat paguan për veten.

c- Me pensionin e shtetit, nëse individi humb jetën, familjarët nuk i përfitojnë të ardhurat që kanë kontribuar ndër vite, ndërsa në pensionin privat edhe nëse i siguruari humb jetën, familjarët e tij marrin të gjithë shumën e kontribuar ndër vite në kompaninë e sigurimit.

d-Pensionet private zgjidhin kontradiktën e brezave, duke e bërë brezin e ri më të interesuar për tu siguruar e për të derdhur konribute.

e-Në skemën private e zgjidh vetë kohën e pensionit dhe shumën e tij.

f- Pensionet private ofrojnë përfitime shumë më të mëdha për të njëjtën masë kontributesh që paguhen edhe me skemën shtetërore.

g- Zgjidhin problemet e shtrembërimit të tregut të punës, si në rastin e evazionit të zi ashtu edhe të atij gri.

Këto janë disa nga arsyet, por jo vetëm,pse sot pensionet private po zhvillohen me ritme të larta në të gjithë vendet e botës, madje edhe në Kosovë e Maqedoni, duke u bërë gradualisht dominuese të sistemit.

Postime të ngjashme

AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Lajm i mirë për bluzat e bardha! Nga 1 qershori, rriten pagat për stafin mjekësor dhe teknik të urgjencës
Turizmi dentar po rrit tregun, inspektimet zbulojnë mangësi në klinikat dentare
AKU kontrollon në magazinën e mjekut popullor Ylli Merja: Bllokohen 4 ton bimë medicinale
Administrata Tatimore publikon listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik