Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Eneida Mjeshtri
E bezdisni vajzën tuaj në lidhje me detyrat e saj e shkollës, notat që merr, orët që duhet të studiojë, njeriun që duhet të bëhet në jetë? Ndoshta ajo ju urren sot për këtë, por do t’ju falënderojë më vonë në jetë. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti
“Essex” në Angli, vajzat me mama “bezdisëse dhe kërkuese”, ia dalin të jenë më të suksesshme se fëmijët e mamave më pak të rrepta.
Nga viti 2004 deri në vitin 2010 hulumtuesit kanë ndjekur jetën e 15.500 vajzave të moshës 13 dhe 14 vjeç, dhe zbuluan se vajzat me mama që vendosnin standarde të larta për to në rritje, kishin më shumë gjasa për të shkuar në kolegj dhe për të fituar paga më të larta.
Një tjetër bonus për të qenë një mama-tigër? Të njëjtat vajza kishin gjithashtu më pak të ngjarë të ngelnin shtatzënë që në adoleshencë.
Ndoshta një shtysë për mirë herë pas herë nuk i bën keq askujt. Apo jo?!


