4 mënyra të shpejta dhe të thjeshta për të shpëtuar nga aknet

Aknet janë një gjendje normale e lëkurës që prekin shumë njerëz. Shpesh aknet janë të bezdisshme dhe shqetësuese, prandaj në ju sjellim 4 mënyra efektive për të shpëtuar prej tyre në një kohë të shkurtër.

lekure portokalliAplikoni një maskë me kanellë dhe mjaltë: së bashku, ato bëjnë një kombinim vrasës kundrejt akneve. Ju duhet vetëm një lugë çaji kanellë dhe dy lugë mjaltë natyral. Përzierjeni përbërësit dhe aplikojeni masën homogjene të krijuar në fytyrë. Pas disa minutash lani fytyrën si zakonisht.

E bardha e vezës: është një mënyrë e shpejtë dhe e thjeshtë për të larguar aknet nga lëkura. E bardha e vezës përmban vitamina dhe aminoacide që ndihmojnë në eliminimin e akneve dhe ri-ndërtimin e qelizave të lëkurës suaj. Aplikoni të bardhën e vezëve në fytyrë duke përdorur gishtat. Prisni që ajo të thahet pastaj vendosni 4 shtresa. Pasi keni vendosur shtresën e fundit lereni maskën në fytyrë për 20 minuta. Lani mirë fytyrën dhe aplikoni një hidratant të përshtatshëm për lëkurën tuaj.(Ju nevojiten 3 të bardha veze)

Lëkurë portokalli: fërkoni aknet me lëkurë portokalli. Më përpara sigurohuni të lani duart tërësisht për të parandaluar transferimin e baktereve në lëkurë. Gjithashtu mund të lani fytyrën me ujë të ngrohtë për të hapur poret para se të aplikoni lëkurën e portokallit.

Vendosni domate në fytyrë: domatja ndihmon për të mbajtur larg aknet nga lëkura për shkak të aciditetit të lartë që ka. Aplikoni një maskë me lëng të freskët domate në fytyrë dhe mbajeni atë për të paktën një orë para se të lani fytyrën.

Përgatiti për “Shendet+”: Elena Beta

Burimi: http://fitnesschap.com/

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave