Sipas japonezëve, ja ku qëndron sekreti për t’u dukur 10 vjet më pak

Përgatiti për “Shendet+”: Elena Beta

japonezetGratë nga Japonia janë konsideruar gjithmonë të bukura, rinore dhe kjo e gjitha për shkak të sekretit të vjetër të bukurisë.

Përfundimisht, sekreti i bukurisë së tyre qëndron në këtë dhuratë të natyrës!

Orizi është jashtëzakonisht i pasur me acid linoleik dhe squalene, të cilat janë antioksidantë të fuqishëm që nxisin prodhimin e kolagjenit, i cili ngadalëson shfaqjen e rrudhave.

Për fat të keq, me përjashtim të japoneze, shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm për këto fakte të provuara shkencërisht!

Kur është fjala për rigjenerim të lëkurës, orizi me të vërtetë bën mrekulli. Ja si ta përgatisni një maskë efikase për largimin e rrudhave.

Përbërësit:

– 3 lugë oriz,

– Qumësht 1 lugë gjelle,

– Mjaltë 1 lugë gjelle,

Përgatitja:

Zieni orizin dhe mbajeni ujin në të cilin e ziet atë. Pasi e ndani veç orizin nga uji, përzieni një lugë gjelle qumësht të ngrohtë me oriz dhe shtoni një lugë mjaltë.

Gjithmonë vendoseni maskën mbi lëkurë të pastër dhe të thatë. Më pas shpëlani fytyrën me ujin e përfituar nga zierja e orizit. Orizi ka veti të forta antioksiduese. Ai hidratonn lëkurën dhe stimulon qarkullimin e gjakut, ndihmon në largimin e rrudhave dhe ul inflamacionin. Kjo maskë do ta mbajë lëkurën tuaj të shëndetshme dhe të hidratuar.

Për rezultate të mira përsëriteni këtë maskë 1 herë në javë.

Burimi: Health Healthy Food and Advice

 

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave