Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Receta që do t’ju paraqesim në këtë postim shërben si një detoksifikues i vërtetë i trupit. Kjo mënyrë është një zgjedhje natyrale mjaft e mirë për të përshpejtuar metabolizmin dhe për të djegur yndyrën.
Përbërësit: 1 lugë gjelle kanellë, 2 lugë gjelle uthull molle, 1 lugë gjelle mjaltë, 2 lugë gjelle lëng limoni, 1 filxhan ujë i vakët.
Kombinimi i këtyre përbërësve do t’ju ndihmojë të digjni yndyrën dhe është një mënyrë efektive për të normalizuar diabetin dhe presionin e lartë të gjakut. Përgatitja e kësaj recete është shumë e thjeshtë. Përzieni të gjithë përbërësit në blender ose me anë të një mikseri dhe mbajeni masën e krijuar në frigorifer. Pini çdo mëngjes nga një filxhan të këtij lëngu esëll dhe rezultatet do të jenë të dukshme në pak javë. Ju duhet të mbani një dietë të ekuilibruar gjithashtu, në mënyrë që kjo recetë të veprojë ashtu siç duhet./ Burimi: steptohealth


