Përgatiti për “Shendet+” : Elena Beta
Pikat e zeza janë nga problemet më të mëdha estetike që kanë njerëzit. Për fat të mirë, natyra ka shumë për të ofruar për eliminimin e pikave të zeza nga fytyra, si dhe për të bërë lëkurën të duket e pastër dhe e butë.
Lëngu i limonit – Merrni një limon dhe në disa copa pambuku shtrydhni pak lëng. Aplikoni copat e pambukut tek pikat e zeza dhe mbajini disa minuta. Në fund, lani fytyrën me ujë të ngrohtë. Përdoreni këtë metodë dy javë pa bërë asnjë pauzë. Në qoftë se keni lëkurë të ndjeshme, hollojeni lëngun e limonit me mjaltë apo ujë.
Patate – vendosni disa copa patate të qëruar, tek vendet ku pikat e zeza janë të dukshme. Mbajini për gjysëm ore, derisa antioksidantët që ndodhen në patate të japin efektin e tyre. Përsëriteni këtë metodë dy herë në javë dhe rezultatet do t’ju befasojnë.
Burimi: www.topnaturaltips.com


