Vogëlushja me tumor në zemër shpëtohet në ditën e 6-të të jetës

ITALI – Një tumor beninj, i madh sa dy herë zemra e saj e vogël ishte rritur tek ajo ndërsa i shtypte zemrën, trakenë dhe mushkëritë. Në lindje vogëlushja nuk do të mbijetonte. Ka shpëtuar falë dy ndërhyrjeve të shkëlqyera të realizuara në Spitalin operimPoliklinik të Milanos: i pari ndërsa ishte ende në uterus, i dyti menjëherë sapo kishte ardhur në jetë, vetëm 6-ditëshe, duke shfrytëzuar lidhjen e saj me placentën dhe kordonin kërthizor si një lloj “qarkullimi jashtë trupit”.

Për pak kohë do të lërë klinikën ku është shtruar dhe e pret një jetë tërësisht normale si një e porsalindur normale.

Në ndërhyrjen e parë u punua me lazerterapi duke “bllokuar” enët e gjakut të masës tumorale, për të shmangur rritjen e mëtejshme. Ndërhyrja e dytë për të hequr gjithë tumorin u krye në spitalin milanez./ Përgatiti për Shëndet+: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026