Vazhdoni përpara dhe rrini me turinj. Hidhërimi nuk do t’ju vrasë. Një studim i publikuar në “The Lancet” që ka ndjekur një milion gra të moshës mesatare në Britani prej 10 vitesh, konstaton se pikëpamja që lumturia rrit shëndetin dhe jetëgjatësinë është e pabazuar.
Hulumtuesit kanë dalë në përfundimin se “lumturia dhe masat e lidhura me mirëqenien nuk duket të kenë ndonjë efekt të drejtpërdrejtë në vdekshmërinë“.
“Lajme të mira për zemëraket” është një mënyrë për të interpretuar gjetjet, tha Sir Richard Peto, një autor i studimit dhe profesor i statistikave mjekësore dhe epidemiologjisë në Universitetin e Oksfordit.
Ai dhe hulumtuesit e tjerë vendosën të shikonin këtë temë sepse, tha ai, ka një besim të përhapur se stresi dhe pakënaqësi shkaktojnë sëmundje.
Studimi i ri thotë se më parë kërkuesit ngatërronin shkakun dhe efektin, duke sugjeruar se hidhërimi i bën njerëzit e sëmurë, kur në fakt janë mënyra të tjera përreth që e shkaktojnë.
Rezultatet vijnë nga “Million Women Study”, që ka rekrutuar gra të moshës 50 deri 69 prej 1996 deri në 2001, dhe i ka gjurmuar ata me pyetësorët dhe të dhënat zyrtare të vdekjeve dhe të shtrimeve në spital. Pyetësorët pyetën se sa shpesh gratë ndjehen të lumtura.
Hulumtuesit kanë përfshirë pyetje rreth lumturisë, “sepse kjo është diçka që shumë njerëz ishin të interesuar për këtë,” tha profesor Peto.
Kur përgjigjet janë analizuar statistikisht, hidhërimi dhe stresi nuk u shoqëruan me një rritje të rrezikut të vdekjes. Nuk është e qartë nëse këto zbulime vlejnë dhe për meshkujt./ Përgatiti për “Shëndet+”: Donjeta Zeqa


