Implanti që shokoi mjekët, ja çfarë gjetën në brendësi!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

implante mykuAna Zigenhorn nga Florida nënë e dy fëmijëve, në vitin 2011, pas shtimit të disa kileve pati probleme serioze me shëndetin. Në kohën kur filloi të fitojë peshë vizioni i saj u turbullua dhe filloi të ndjente dhimbje në të gjithë trupin. Në një periudhë prej nëntë muajsh ajo nuk mund të fliste dhe komunikonte me njerëzit nëpërmjet një dërrase të zezë.

Shumë mjekë e vizituan për të gjetur një diagnozë të saktë por nuk arritën të përcaktojnë shkakun deri në momentin që vendosën të hapin pjesën e gjoksit, ku dhe zbuluan një vatër myku.

Zigenhorn shkoi në shumë specialistë, por askush nuk mund të kuptonte shkaktarin e mykut në pjesën e gjoksit.  Dr. Susan Kolb, ekspert për implantet e gjirit, hodhi idenë se implanti i gjoksit që kjo grua kishte bërë disa vite më parë mund të ishte shkaktari. Pas eliminimit të implantit, trupi i saj filloi te rikuperohet dhe te funksionojë si duhet.

Nga ekspertiza e kryer dolën përfundimet se implanti përmbante myk, i cili me kalimin e viteve filloi të dëmtojë organet e saj.

Ky rast nuk ka ndodhur vetëm me Ana Zigenhorn, ka shumë raste të ngjashëm. Specialisti Kolb,  thekson se implantet duhet të ndryshohen çdo 8 deri në 15 vjet, në mënyrë që të mos dëmtoni shëndetin.

Burimi:  www.cuisineandhealth.com

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale