Allaturka apo allafrënga? Ja cila është zgjedhja më e mirë

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

tualet

“Më mirë banjë allaturka apo allafrënga?” Kjo është dilema përtej derës së tualetit. Shumë pak njerëz e dinë se edhe mënyra e jashtëqitjes ka rëndësi për shëndetin, prandaj gazeta “Shëndet+” vendosi t’i kushtojë një artikull këtij problemi. Për të qenë më të saktë, i jemi referuar librit “Darm mit Charme” të shkencëtares gjermane Giulia Enders, e cila flet rreth një sërë problemesh shëndetësore të zorrës së trashë, që nga kapsllëku e deri në marrjen e baktereve. Në libër ajo shpjegon edhe cila është mënyra më e mirë për të jashtëqitur.

Enders thotë se WC-të e ngritura sjellin shumë probleme dhe zgjasin procesin e jashtëqitjes. Kjo është edhe arsyeja pse numri i njerëzve në vendet perëndimore që vuajnë nga sëmundje të ndryshme të zorrës është më i madh se ai i njerëzve që jetojnë në Azi.

“Ata që përdorin WC të ngritura, e sforcojnë zorrën kur jashtëqitin. Mënyra më e mirë është të rrini galiç (apo në bisht), pasi mekanizmi i mbyllur i zorrës e bën të pamundur hapjen e saj plotësisht kur jeni të ulur,” shpjegon Enders.

Një studim tjetër i kryer në vitin 2003 nga mjeku izraelit Dov Sikirov tregoi se mënyra e përkuljes për të kryer jashtëqitjen është më e mirë. Doktori krahasoi jashtëqitjen në tri pozicione të ndryshme: ulja në një tualet 40 cm të lartë, 30 cm, si dhe përkulja në formë të mbledhur (galiç apo në bisht). Secilit pjesëmarrës iu kërkua që të regjistronte kohëzgjatjen e jashtëqitjes. Ata raportuan se jashtëqitja me dy pozicionet e parë u mori 130 sekonda, ndërsa me pozicionin e tretë u mori vetëm 51 sekonda. Ulja galiç (me gjunjë të përkulur dhe duke u mbështetur mbi shputën e këmbës) ul gjithashtu rrezikun për t’u prekur nga hemorroidet.

Hemorroidet apo, siç njihet në gjuhën e përditshme, majasëlli, është rritje e presionit të gjakut në muret e venave në rektum dhe anus. Duke qenë muskuj të dobët, nuk arrin të bëhet shtyrja në mënyrën e duhur, për pasojë shoqërohet me dilatacion të enëve të gjakut. Rritja e presionit mund të vijë si rezultat i kapsllëkut kronik. Faktor risku është dhe dieta ushqimore e varfër me fibra, jeta sedentare, obeziteti, historiku familjar etj.

Bazuar tek këto dy studime, mendojmë se mund ta nxirrni lehtë përfundimin se cila banjë është më e mirë për shëndetin tuaj. shendeti.com.al

Burimi: Daily Mail /Medical Daily

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës