Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Grejpfruti është një frut shumë i shëndetshëm për shkak të vitaminave dhe mineraleve të mbart. Ai përmban shumë pak kalori, vetëm 26 kkal për 100 gram frut dhe është i pasur me kalium. Vetëm një frut i tillë në ditë do t’ju siguronte rreth 78% të nevojave ditore për kalium.
Sipas një studimi të bërë, i cili është publikuar në revistën “journal of Agricultural and Food Chemmistry” thuhej se grejpfruti, nëse konsumohej çdo ditë, ishte ideal në uljen e nivelit të kolesterolit të keq në gjak. Ai e ulte nivelin e kolesterolit të keq në 15.5% ndërsa nivelin e triglicerideve në 27%. Grejpfruti është shumë i pasur me antioksidantë, ja disa nga përfitimet e tjera të tij:
- Përmirëson qarkullimin e gjakut
- Ndalon akumulimin e ujit në trup, në këtë mënyrë parandalon celulitin
- Largon toksinat nga trupi
- Rregullon nivelin e sheqerit në gjak
- Nxit metabolizmin, për pasojë ju ndihmon të bini në peshë
- Parandalon diabetin
- Shmang ndjenjën e urisë etj
www.shendeti.com.al /Burimi: healthdigezt


