Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
“Hani më shumë fibra. Kjo është këshilla nga ekspertët e shëndetit. Të rriturit duhet të konsumojnë 20 deri në 30 gram fibra në ditë, por mesatarisht njerëzit marrin vetëm rreth gjysmën e kësaj shume.
Problemi është se shumë njerëz hanë ushqime të përpunuara, të zhveshura nga pjesa më e madhe e fibrave. Fibrat ndihmojnë sistemin tuaj të tretjes të zhvillohet normalisht, por kjo nuk është arsyeja e vetme që duhet t’i kushtoni vëmendje marrjes së këtij ushqyesi. Ja çfarë do t’ju ndodhë nëse nuk konsumoni ushqime të pasura me fibra:
Do të jeni të uritur: nëse konsumoni mish pule të pjekur në skarë për drekë duhet ta shoqëroni me zarzavate ose mund të gjeni veten përsëri në kuzhinë, të uritur një orë më vonë. Një dietë, edhe e ulët në kalori, nëse është e pasur me fibra, mund të largojë nga ju ndjenjën e urisë. Fibrat treten më ngadalë se ushqyesit e tjerë, kështu që ajo ju mban të ngopur më gjatë.
Do të keni probleme me nivelin e sheqerit në gjak: ushqimet e ulëta në fibra mund të hollojnë sheqerin në gjak, duke stimuluar një rënie të mëvonshme të sheqerit, e duke rritur kështu rrezikun e diabetit, sipas shkollës së Shëndetit Publik në Harvard. Në fakt, studimet kanë gjetur se njerëzit që hanë kryesisht ushqime të ulëta në fibra, janë të prirur 2 herë më shumë për t’u prekur nga diabeti i tipit 2.
Rritet rreziku për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës: shumë studime kanë treguar se sa më shumë fibra të hani, ka më pak të ngjarë që të keni kolesterol të lartë. Studimi ka treguar gjithashtu se njerëzit që marrin më shumë fibra kanë më pak të ngjarë të vdesin nga sëmundjet koronare të zemrës. Ndërkohë, fibrat mund të ndihmojnë në humbjen e peshës (në sajë të aftësisë së tyre për të mbajtur të ngopur).
Burimi: http://www.prevention.com/https://shendeti.com.al


